Ishte 28 shtatori i vitit 1923, kur hapi dyert për herë të parë në lagjen “Sarreq” të Shkodrës, me vetëm 3 klasa, 38 nxënës dhe dy mësues. Sot pas plot një shekulli rrugëtim në fushën e dijes, shkolla 9 vjecare “Ndoc Mazi” që mban emrin e heroit të popullit, feston një prej ditëlindjeve të veçanta. Mësues që kanë kontribuar ndër vite dhe ish nxënës e nxënës të saj, u bënë bashkë në këtë ditë të shënuar, të një prej institucioneve arsimore të vlerësuara në kryeqëndrën e veriut, nga bankat e të cilës kanë dalë emra të mëdhenj të artit e kulturës shqiptare si Prenkë Jakova, Roza Anagnosti, Justina Aliaj, Zana Çela, Frederik Ndoci dhe të motrat etj. Marije Sheldija ishte 21 vjeçe kur nisi punën si mësuese në këtë shkollë dhe kontribuoi për 25 vite në edukimin e brezave. Mes emocioneve ajo tregon si ishte puna me ta dhe rrugëtimi në këtë shkollë. Sot një pjesë e nxënësve të kësaj shkolle janë personalitete në fusha të ndryshme të jetës publike në Shkodër e Shqipëri.
Historiku i shkolles:
Shkolla e sotme 9 vjecare Ndoc Mazi hapi dyert e saj me 28 shtator 1923 duke patur 3 klasa me 38 nxenes e dy mesues, dhe fillimisht quhej shkolla mashkullore Skenderbeg. Godina e saj e pare ishte ne Serreq, ne token e Cekajve. Godina me heret ka funksionuar si kazerme italiane e me pas eshte perdorur per ambjente shkolle. Megjithese shkolla u hap si shkolle fillore per djem, ne rrugen e zhvillimit te saj u hasen shume pengesa pasi zhvillimi I mesimit behej pa orendite me te domosdoshme, mungonin karriget, tryezat, bankat ishin 4 vendeshe dhe te pa pershtatshme per moshen e femijeve, mjete mesimore thuajse nuk kishte fare.
Ne vitin 1929 shkolla rezikonte te mbyllej me pretekstin se kishte nje numer te vogel nxenesish. Per te evituar mbylljen e dyerve te saj, u bene projekte serioze nga vete mesuesit e nxenesit duke ruajtur kontigjentin e nxenesve dhe duke u kujdesur per te rritur rezultatet. Si rrjedhoje e perpjekjeve te vazhdueshme dhe rezultateve te larta, shkolla nga viti ne vit u zgjeruar si me numer nxenesish ashtu edhe te kuadrit. Shkolla ka pasur levizje te vend ndodhjes se saj te cilat nuk dihen historikisht, pasi te dhenat qe kemi gjetur bien ndesh me vitet apo ppozicionimin e godines nder vite, sidomos ne vitet e para. Sipas gojedhenave supozohet se shkolla ka pasur 7 lokacione te ndryshme.
Rreth viteve 30, sipas te dhenave te grumbulluara nga mesues apo nxenes te asaj kohe e ne vazhdim, mesohet te kete hapur dyert e saj edhe shkolla fillore femerore e quajtur Vaso Pasha e cila fillimisht ndodhej ne rrugen e Daulles. Ne vitin 1941 Partia Fashiste urdheroi ti hiqej emir Skenderbeg dhe te zevendesohej me emrin e ndonjerit nga hierarkia fashiste, ajo u vendos te marre emrin e patriotit shkodran Vaso Pasha edhe per shkakun se godina e shkolles ndodhej vetem 100 metra larg shtepise se Vaso Pashes. Me 2 janar 1941 behet mbledhja e pare e keshillit pedagogjik te dy shkollave asaj mashkullore Skenderbeg dhe asaj femerore Vaso Pasha dhe behet shkolle e perzieme Vaso Pasha. Ne 42 vendoset el lenda e edukimit fizik te zhvillohet e perbashket, vajza e djem. Ne 1947 me vendim te mbledhjes se drejtoreve dhe me pelqimin e seksionit te arsimit, shkolla Vaso Pasha pagezohet me emrin Ndoc Mazi, emertim te cilin e mban edhe sot.
Ne vitet 50 shkolla kaloi nga sistemi fillore ne ate 7 vjecar dhe me 51-52 u zhvilluan provimet e par ate lirimit te sistemit 7 vjecar. Ne vitin 1962 shkolla perfundimisht u vendos ne vendin ku ndodhet edhe sot. Ne kete shkolle hyri mesimi I punes me dru e me metal, u krijuan kende te gjalla me kafshe te ndryshme. Gjithashtu u arrit te krijohej nje grup I mire artistic ne saje te punes se mesuesit \leondard Deda I cili arrin te vere ne skene nje operete per femije te titulluar Kafshet e Pyllit. Ne vitin 1950 fillon punen si mesues muzike kompozitori I njohur Prenke Jakova I cili arrin te krijoje korin e femijeve me 4 zera. Qe ketu filluan te zbuloheshin talented e rinj si Ndoc Cefa dhe Roza Anagnosti.
Ne vitin 1966-67 jepen provimet e par ate sistemit 8 vjecar. Po ne kete periudhe kjo shkolle krijon edhe klasat e vecanta sportive te profilit volejboll ku me kontigjentin e nxenesve te kesaj shkolle do te furnizoheshin ekipet zinxhir te te rinjve e te rriturve te Vllaznise. Pergjate viteve u punua qe prane shkolles te ngriheshin grupe artistike te korit, komplekseve, solisteve. U orgaizua puna per mesimin e ciftelise, u intensifikua puna per organizimin masiv te levizjes Miku I vogel I librit.
Te gjitha keto forma te larmishme bene qe shkolla ndoc Mazi te pasuroje historikun e saj me momente te rendesishme ne shume fusha. Fituese e shume festivaleve te shkollave per te cilat u kujdesen mesues si Prenke Jakova, Ferdinand Deda e Pjerin Gjyshja. Ne kete shkolle e cila u kthye ne nje shkolle elitare pergjate viteve, dolen emra te njohur te skenes shqiptare si Justina Alia, Enriketa Kuqani, Frederik Ndoci, Zana Cela, Rita e Juli Ndoci etj te cilet u evidentuan si talente pikerisht nga kjo shkolle. Në 100 vjetorin e ekzistences së saj, kjo shkollë falë punës se palodhur të stafeve pedagogjike, nxënësve e prindërve, renditet ndër shkollat model të Shkodrës.

