Ballina Kronike 100 fara kanabisi dhe një sasi droge në makinë, arrestohet 23-vjeçari në...

100 fara kanabisi dhe një sasi droge në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Vau i Dejës/Vijon zbatimi i masave në kuadër të planit operacional kombëtar “Tempulli 2”. 

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre. Gjatë operacionit është goditur edhe një rast i shpërndarjes së dozave të cannabisit, në zona të ndryshme të Vaut të Dejës. Finalizohet pas një pune hetimore disajavore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Prova”.  Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 23-vjeçar që shiste fara kanabisi për t’i kultivuar dhe lëndë narkotike cannabis në doza. Sekuestrohen qindra doza cannabis dhe 100 fara cannabis, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi. Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prova”. Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Samel Kraja, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi  lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Samel Kraja 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks