Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqezimi i Rriles. 2 makina janë përplasur me njëra-tjetren dhe për pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip opel, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethaneve te ketij aksidenti.






