𝗔𝘀𝗵𝘁 𝗱𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝘁𝘆𝗻𝗲, 𝘁𝗵𝗼𝗷𝘀𝗵𝗶𝗻, 𝗸𝗮𝗿𝗻𝗶𝘃𝗮𝗹 𝗵𝗲𝘀𝗮𝗽𝗶!
‘E marta e Majme’ ose e njohur ndryshe edhe si ‘E marta e Karnevalit’ shënon edhe ditën e fundit të festimeve.
Në librin e tij 𝘏𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘬𝘶 𝘪 𝘒𝘢𝘳𝘯𝘪𝘷𝘢𝘭𝘦𝘷𝘦 𝘵𝘦 𝘚𝘩𝘬𝘰𝘥𝘳𝘦𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘥𝘪𝘴𝘢 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘪𝘮𝘦 𝘵𝘦 𝘵𝘫𝘦𝘳𝘢 autori Gjush Sheldija kujton:
“Aty ka ora 9 paradreke rreshtohej vargu i surretenve, nën drejtimin e përgjegjësit i cili ishte i plotfuqishëm dhe kishte tagër mbi të gjithë anëtarët sepse i zgjedhun vullnetarisht prej tyne. (…) Itinerari i sjelljeve nepër qytet paracaktohej me kohë dhe asnji ndryshim nuk i bahej – përveç forcës madhore; humori dhe satira e përdorur nga surretnit ishte pothujse një estradë e kohës.
Porsa digjohej krizma e lodrës dhe zani i shkryem i surretënve, fillojshin e mblidheshin nga të gjitha shtresat e popullit.
Në prendim të diellit, e digjëshin karnivalin mes hareje të papërshkrueshme”
© MKFM, Gegë Marubi, Festimi i karnevaleve në Shkodër, 1940