Një marrëdhnie e nisur miqësie dhe ku lëvdata mes tyre nuk u kursyen, por që duket se tashmë cdo gjë ka përfunduar. Drejtuesi i EKo Mendje, Mirsad Basha, i cili i hyri aktivizimit në politikë falë ftesës së Benet Becit, që e bëri edhe pjesë të listës së këshilltarë bashkiak të PS, ka reaguar ashper ndaj një statusi të pak ditëve më parë që bëri kryetari i bashkisë. “Mollë sherri” u bë aksioni për pastrimin e vijës bregdetare të Velipojës, ku Eko Mendje kishte lajmëruar 10 dhjetorin dhe bashkia i parapriu, ndërsa Beci ironizonte ne status se nuk bëhet pastrimi me pastime FB.
Statusi i Mirsad Bashes:
Nji reagim per kryetarin e Bashkise Shkoder, z. Benet Beci, i cili para pak diteve postoi dicka ne rrjetet e tija sociale, dhe qe per mu dhe mbeshtetesit e mij ishte shume fyese dhe shkaktoi reagim. Sepse ne jena njerez te punes konkrete ne terren, dhe prej vitesh kena dhane maksimumin per kete qytet qe e dona shume.
Gjithsesi, “aksionin” e videos me 800 veta nuk e organizunen te rinjte, sepse po te ishin te rinjte, ajo zone do te ishte pasqyrume me nji aksion te vertete pune dhe vitaliteti, e jo video duke ec ne rruge e rane. Ajo video (qe as nuk duhet quajtur aksion, sepse nga pamjet duket qarte qe nuk kishte asgje per te pastru, pasi zona ishte ne pastrim e siper nga punetoret) u organizu vetem nga stafi personal i kryetarit, duke nxjerr ne terren punonjes bashkie, drejtori Prefekture dhe Zyre Arsimore me nxenes, vetem per te tregu qe “ne mbledhim njerez”. Kot, sepse aty as kishte ca me pastru, aty isha dhe une.
Vertete i lumshin durt cdo punonjesi e nxanesi qe dolen aty ne terren ne ere e shi, qe kishin vullnetin e mire per qytetin tone!
Bashkia nuk ka nevoje me ba organizime hipokrite dhe t’i tregoje kujt qe “ne dime me organizu aksion”, sepse per me ba dicka te tille duhet zemer dhe vullnet te mire, jo inate personale. Po ashtu, nuk ka pse te deshmoje qe “mbledh njerez”, sepse jo 800 por edhe 8.000 veta ka mundesi me mbledhe me kapacitetet njerezore dhe logjistike qe ka. Kjo pune don vetem zemer dhe vullnet te mire, e jo inate personale.
Videoja qe hodha nje jave me pare, ajo katastrofe mjedisore qe u ba virale ne media kombetare dhe nderkombetare kishte si qellim ndergjegjesimin qytetar per ate qe ne vete i kena shkaktu Natyres nder vite. Nuk kishte faj as bashkia dhe as stafi aktual per ate katastrofe, por kaq zemer e vullnet te mire kane per kete qytet, sa e moren kaq personale at video apo organizimin qe deshem me ba per pastrim ne at zone.
Dje u bashkova edhe une aksionit te organizum nga bashkia, sepse une, ndryshe nga stafi personal i kryetarit te bashkise, nuk bej pune me foto por jam ne terren cdo dite, e per kete dhe kryetari i bashkise me ka dasht afer keto vite.
Ne diten e pare te pastrimit ne Velipoje, Benet Beci shkruvi ne rrjetin social : “Duhet thene hapur qe Velipoja nuk pastrohet me foto ne rrjete sociale, por me aksione konkrete.” Por kete here, ato vete pastrunen pikerisht nga fotoja qe u ba virale, dhe nuk kane pse me drejtohen mu me ate gja, kur une prej vitesh jam ne terren duke sherby Natyres dhe qytetit tem. Turp te kene!
Me ka ardh shume keq prej Benet Becit dhe stafit te tij per ate shkrim, sepse une kam organizu qindra aksione mjedisore keto 10 vite per qytetin dhe cdo aksion mjedisor prej 2 vitesh per Bashkine, dhe nuk kishte arsye te na iteketohet ashtu “me foto e pa foto”. Me kete veprim treguan ligesi dhe pasqyrunen qarte se sa e dojne vertet kete qytet e njerzit qe kane pas afer e mbeshtes. Turp t’i vije kush e ka shkru ate shkrim, kushdo qofte, asht pergjegjesi e vete Benet Becit. Une personalisht pres falje publike, per mu dhe per ato qe na mbeshtesin e qe paten reagim negativ prej atij postim.
Gjithsesi, ne jena aktiv sa te mundemi, sa do qe tash e mbrapa mund ti kena ose jo “shkopinjt nen rrota” nga stafi personal i kryetarit, dhe do sherbejme ketij qyteti me dashni dhe perkushtim gjithmone. Te tjeret shkojne e vijne, ne prej vitesh bajme te njejten gja per Shkodren..
#ShkodraAshtDashni






